Aksident fatal: Vetura del nga rruga, vdesin 4 të rinj

  • A.P /
  • 31 October 2024 - 13:26
Aksident fatal: Vetura del nga rruga, vdesin 4 të rinj

Një aksident i rëndë rrugor ua ka marrë jetën 4 të rinjve mesnatën mes të mërkurës dhe së enjtes në Nuoro të Italisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Fonni, kur 4 të rinjtë që udhëtonin me një Fiat Punto kanë dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ranë në një skarpatë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë pasi morën njoftimin, por nuk mundën të bënin asgjë për të rinjtë e moshës 17-20 vjeç të cilët kishin marrë plagë të rënda.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka tronditur të gjithë qytetin e Fonnit.

(Kosova Sot Online)