Kuvendi vazhdon të hënën punimet

  • A.P /
  • 31 October 2024 - 15:12
Kuvendi vazhdon të hënën punimet

Në mungesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka vazhduar seanca e sotme plenare, por e njëjta është shtyrë për ditën e hënë, duke filluar nga ora 12:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu tha kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas pauzës, ku në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët e mazhorancës.

“Me sa po e shoh, mazhoranca nuk po merr pjesë në këtë seancë dhe ora shkoi mbi 20 minuta përtej asaj se kur e kemi thirr këtë që të vazhdojë në orën 14:00. Propozoj që kjo që të vazhdojë të hënën në orën 12:00, pasi ta kryejmë mbledhjen e kryesisë”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)