![Begaj në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Faleminderit të gjithë miqve](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/28/200x200_1718702710_begaj-600x3601724830687.jpg)
Kurti: Kemi përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës
![Kurti: Kemi përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/28/auto_Albin-Kurti-1-600x360_21724836517.jpg)
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje ka mbajtur një fjalim para studentëve shqiptar në Universitetin S.T Gallen në Zvicër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka falënderuar Shoqatën e Studentëve Shqiptar për pritjen si dhe Prof. Dr. Christoph Frei me të cilën ka diskutuar për temën “Investimi në të ardhmen e Kosovës: Roli i politikës dhe ekonomisë në formësimin e mundësive dhe tejkalimin e sfidave për gjeneratën e ardhshme”.
“Kam diskutuar gjithashtu për mënyrat e drejtpërdrejta dhe të prekshme në të cilat programi social demokratik i qeverisë sonë ka përmirësuar jetën e qytetarit mesatar të Kosovës, në sektorë që nga shëndetësia dhe arsimi i lartë e deri te pensionet dhe pagat e sektorit publik”, ka shkruar Kurti në platformën X.
(Kosova Sot Online)