Lavrov do ta vizitojë BE-në
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, planifikon që ta vizitojë Maltën në dhjetor për të marrë pjesë në një takim të Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), raportoi gazeta ruse “Vodomosti” të premten, duke e cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo do të jetë vizita e parë e kryediplomatit rus në një shtet të Bashkimit Evropian që nga dërgimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Ambasada e Maltës në Rusi i tha gazetës “Vedomosti” se vendimi për ta mbajtur takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në ishull më 5 dhe 6 dhjetor “vlen për të gjithë anëtarët, përfshirë Federatën Ruse”.
“Delegacionet e OSBE-së njoftohen rregullisht për përparimin e përgatitjeve. Hollësi të mëtejme praktike, përfshirë ftesat, do t’u dërgohen delegacioneve të OSBE-së në kohën e duhur” – shtoi ambasada.
(Kosova Sot Online)