Arrestohet një person pasi iu gjetë uniformë me emblemën e Ushtrisë së Serbisë

  • A.P /
  • 01 November 2024 - 10:51
Arrestohet një person pasi iu gjetë uniformë me emblemën e Ushtrisë së Serbisë

Një person është arrestuar në një fshat të Leposaviqit, pasi që me vete kishte një pushkë gjuetie me municion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur armë, fishekë si dhe xhaketë e pajisje tjera ushtarake.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore për të ofruar rend e siguri, në pjesën veriore të vendit, konkretisht në pjesën malore të një fshati të Leposaviqit, kanë hasur një person të dyshuar me një pushkë gjuetie me municion. Nën dyshimin e bazuar se personi i dyshuar R.M., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) posedon edhe armë tjera, është kontrolluar shtëpia e tij. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe: një armë gjysmë- automatike, një pushkë 8.75mm, një pushkë ajrore, fishekë kalibrash të ndryshëm, disa thika e një xhaketë me pajisje tjera ushtarake. Për rastin është njoftuar prokurori, me akt-vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)