Nënë e bijë kërcejnë nga dritarja, dërgohen në QKUK
Një grua bashkë me vajzën e saj të mitur ka kërcyer nga dritarja, meqë kati i dytë i shtëpisë së tyre ishte përfshirë nga zjarri. Si pasojë e kërcimit, kanë pësuar lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia ka bërë me dije se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
“Ferizaj 01.11.2024-17:45. Raportohet se është përfshi nga zjarri kati i dyti i një shtëpie. Si pasojë e zjarrit, viktima femër kosovare, së bashku me vajzën e saj të mitur, ka kërcyer nga dritarja dhe kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)