Dy persona në Prishtinë kapen me sasi narkotikësh

  • A.P /
  • 04 November 2024 - 09:47
Dy persona në Prishtinë kapen me sasi narkotikësh

Në raste të ndara, dy persona janë kapur me sasi narkotikësh në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në rrugën “Dashmir Krasniqi”, një person është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Dashmir Krasniqi, Prishtinë/03.11.2024-03:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe është konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.”

Ndërsa te rrethi i Cagllavicës është arrestuar personi tjetër.

Edhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Rrethi i Çagllavicës, Prishtinë / 03.11.2024-21:00.  Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 7.38 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)