Berisha: Çdo politikan i cili është kundër Ramës është i mirëpritur në betejën tonë

  • A.P /
  • 04 November 2024 - 15:40
Berisha: Çdo politikan i cili është kundër Ramës është i mirëpritur në betejën tonë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje që çdo politikan i cili është kundër Edi Ramës dhe narkoshtetit, është i mirëpritur që ti bashkohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Cilido shqiptar, cilido politikan që ndjehet i përkushtuar kundër narkoqeverisë dhe narkoshtetit të Edi Ramës është i mirëpritur në betejën tonë të përbashkët për të përmbysur këtë regjim, për të krijuar një qeveri teknike dhe zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Unë personalisht, të gjitha veprimet, cilido që t’i organizojë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, i kam përshëndetur, i përshëndes dhe do i përshëndes.

Nuk kam asnjë pengesë.

I vetmi kusht është t’i shoqërojnë fjalët me vepra, të bashkohemi për një qëllim të përbashkët madhor: të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që në një mënyrë ose në një tjetër, po e shfaros farën e shqiptarëve, ose po e zbraz Shqipërinë, të themi me terma më të moderuara.

(Kosova Sot Online)