Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti

  • A.P /
  • 05 November 2024 - 09:29
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes mes dy automjeteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastine ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)