![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
![Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/05/auto_AKSIDENTT1730796727.jpg)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin në Kçiq dhe dyshohet se nga aksidenti ku janë përfshirë dy vetura kanë pësuar lëndime disa persona.
Në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente dhe njësitet policore.
(Kosova Sot Online)