Vjosa Osmani kryen mamografinë në QKUK bashkë me nënën dhe motrat

  • A.P /
  • 05 November 2024 - 11:42
Vjosa Osmani kryen mamografinë në QKUK bashkë me nënën dhe motrat

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot bashkë me nënën e saj dhe motrat kanë kryer mamografinë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha grave që nuk kanë arritur të kryejnë mamografinë ende, ta caktojnë terminin sa më parë, duke theksuar se kontrollat janë pa pagesë.

“Sot bashkë me mamin dhe motrat, si dhe me stafin e QKUK, pas kryerjes së mamografisë! Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë qe nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar një foto me stafin e QKUK’së dhe familjaret e saj.

(Kosova Sot Online)