Raportohet se ushtarëve të Kosovës po u shërbehet bukë e mykur

  • A.P /
  • 06 November 2024 - 12:57
Raportohet se ushtarëve të Kosovës po u shërbehet bukë e mykur

Bukë e mykur u është shërbyer sot ushtarëve të Kosovës në njërën prej kazermave në Gjilan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka publikuar dëshmi, ku shihet buka e mykur ndërsa datë skadence ka ditën e sotme (06.11.2024).

Ai fton Prokurorinë e Shtetit që urgjentisht të merret me ata, siç thotë Syla “që janë të perfshirë në hajni edhe në bukën e ushtarëve”

“Kjo copë buke sot i është servuar ushtarëve të Republikës se Kosovës në njëren prej kazermave në Gjilan. Prej dy muajsh djem dhe vajzat të cilët kanë përgjegjësi janë të uritur dhe kequshqyer sepse zyrtar të lartë të shtetit të udhëhequr nga regjimi i Albin Kurtit kanë zgjedhur të vjedhin para se të kujdesen për mirëqenien e ushëtarëve të vendit tonë. Prokuroria e shtetit duhet urgjentisht të merret me ata  që janë të perfshirë në hajni edhe në bukën e ushtarëve”, shkruan Syla.

(Kosova Sot Online)