Scholz: E përgëzoj Trump për zgjedhjen e tij si president i Amerikës

  • A.P /
  • 06 November 2024 - 15:20
Scholz: E përgëzoj Trump për zgjedhjen e tij si president i Amerikës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përgëzuar Donald Trumpin për fitoren e tij në garën presidenciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se Gjermania dhe ShBA-ja kanë punuar bashkë për një kohë të gjatë për të promovuar prosperitetin dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut.

“E përgëzoj Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i Amerikës. Gjermania dhe ShBA-ja kanë punuar së bashku me sukses për një kohë të gjatë në promovimin e prosperitetit dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Scholz në rrjetin social “X”.


(Kosova Sot Online)