Një tetëvjeçar ka vdekur në QKUK

  • A.P /
  • 07 November 2024 - 07:41
Një tetëvjeçar ka vdekur në QKUK

Një tetëvjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ishte dërguar për trajtim pas një aksidenti që kishte ndodhur në fshatin Sfaraçak të Vushtrrisë, disa javë më parë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Më datën 19.10 ka ndodhur ky aksident. Fëmija i moshës rreth tetëvjeçare, i gjinisë mashkullore u aksidentua disa javë më parë. Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një çiklist. Dhe sot e kemi pranuar që fëmija ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës”, bëri të ditur Ilmi Prekazi zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë.

“Sipas ligjit për trafik deri në një muaj konsiderohet aksident me fatalitet. Me këtë rast Prokurori i rastit ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, tha Prekazi.


(Kosova Sot Online)