
Një tërmet është ndjerë në Shkup

Një tërmet është ndjerë në Shkup mëngjesin e sotëm në orën 05:49, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 shkallë sipas Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë 8 kilometra në veri të Shkupit.
Tërmeti kishte një thellësi prej tetë kilometrash.
(Kosova Sot Online)