Osmani takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban

  • A.P /
  • 07 November 2024 - 13:11
Osmani takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë shefja e shtetit e cila ka publikuar fotografi nga shtrëngimi i duarve me kryeqeveritarin hungarez duke e falënderuar atë për mikpritjen.

“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán për mikpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar ajo.

Presidentja po qëndron në Hungari në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

(Kosova Sot Online)