![Vjosa Osmani ndan 'Dekorata Presidenciale'](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/15/200x200_vjosa-osmanii-600x3601723718681.png)
Tahiri: Ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë
![Tahiri: Ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë](/uploads/kosova-sot/images/2024/October/12/auto_Edita_Tahiri1728719866.jpg)
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në ShBA, ka thënë se kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri shton se “ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha..”.
“Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha..”, ka shkruar Tahiri.
(Kosova Sot Online)