Vjosa Osmani takohet me kryeministrin e ri të Estonisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit me Michal, kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfshirë edhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.
“ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE”, ka shkruar Osmani.
Njëherit, presidentja është shprehur falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës.
(Kosova Sot Online)