Mulosmani: Vjosa Osmani e Rama kanë rikthyer 'luftën e ftohtë'
Ermal Mulosmani, gazetar nga Shqipëria, ka shkruar një status interesant, në të cilin ka komentuar takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest të Hungarisë, ku morën pjesë edhe presidentja kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mulosmani ka shkruar se Osmani e Rama e kanë rikthyer “luftën e ftohtë”.
Tutje, ai ka shkruar se asnjëri nuk ka publikuar fotografi me tjetrin.
“Vjosa dhe Rama e paskan kthyer edhe nje here “luften e ftohte” . Asnje foto me njeri tjetrin nderkohe qe kane me shumicen e lidereve politike evropiane.” – ka shkruar Mulsomani.
(Kosova Sot Online)