Muja: Ne si VV, presim që rezultati në zgjedhje për ne të jetë mes 53-54 përqind

  • A.P /
  • 09 November 2024 - 10:00
Muja: Ne si VV, presim që rezultati në zgjedhje për ne të jetë mes 53-54 përqind

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, beson se partia e tij do ta tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë e shoh rezultatin mbi atë të 14 shkurtit të vitit 2021”, deklaroi Muja.

Muja tha se presin që rezultati të jetë mes 53-54 përqind.

“Nëse gjërat mbesin siç kanë qenë përpara dhe i marrim diku rreth votat e njëjta të diasporës, që ishin rreth 60 mijë, unë besoj që ne duhet të presim, është reale që të presim që rezultati tani të jetë mes 53-54 përqind. Unë besoj që kështu do të jetë, kështu i shoh rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Muja

(Kosova Sot Online)