Vjosa Osmani në Budapest takohet me Shefin e NATO’s
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Osmani ka publikuar një foto nga takimi, derisa ka bërë me dije se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në Kosovë.
“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tone”, ka shkruar Osmani.
(Kosova Sot Online)