Vjosa Osmani takohet me kryeministrin e Belgjikës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani dhe kryeministri belg kan diskutuar për rëndësinë e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Tutje në njoftim thuhet se kanë diskutuar edhe për largimin e masave sanksionuese ndaj Kosovës për rrugën evropiane.
“Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pata kënaqësinë të takohem edhe me kryeministrin belg Alexander De Croo, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën. Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Osmani.
(Kosova Sot Online)