Gashi: Nëse Grenell është ka i merr 100 mijë euro prej Serbisë, na po ia gjejmë një djalë të bukur

  • A.P /
  • 09 November 2024 - 17:33
Gashi: Nëse Grenell është ka i merr 100 mijë euro prej Serbisë, na po ia gjejmë një djalë të bukur

Avokati Tomë Gashi, i cili njihet për mbështetjen ndaj VV-së, ka folur rrethj ish të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi thotë se as Grenelli e as rrethi i tij, nuk kanë çka i bëjnë Albin Kurtit.

Tutje ai ka pretenduar se Grenelli merr 100 mijë euro në muaj nga Serbia.

“As Grenelli, as kusheritë e Grenellit, as dajtë e Grenellit, s’kanë çka i bojnë bash kurgjo hiç Albin Kurtit, po nëse ai bash bohet qaq i fuqishëm, na e njohim bre një djalë të që takohet me Grenellin, sakrifikiohet për çështje, edhe e takon e bisedon, një djalë të ri e të bukur, edhe fol seriozisht me të, a din çka lej këto 100 mijë euro edhe bënu me Kosovën, ose së paku i pavarur.

“Nëse Grenelli është ka i merr 100 mijë euro në muaj prej Serbisë për lobim, Atëherë na pe gjejm një djalë të bukur edhe pe ulim në tavolin me Grenellin”, thotë ndër të tjera Gashi te Fidani.

(Kosova Sot Online)