
Përparim Rama takohet me komandantin e KFOR-it

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritur në takim komandantin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Enrico Barduani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rama thotë se në takim me komandantin kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme.
“Diskutuam për sigurinë në Prishtinë dhe gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, pohoi ai.
Tutje, ai ka shkruar se “jemi falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin”.
(Kosova Sot Online)