Zyrtari i FSK’së që vdiq gjatë punës në ndërtimtari është vëllai i hoxhës së njohur
Të shtunën u raportua se zyrtari i FSK’së, Liman Musliu, ka vdekur gjatë punës në ndërtimtari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai është vëllai i hoxhës Osman Musliu.
Këtë e ka bërë të ditur vetë hoxha Osman, i cili tha se varrimi i Liman Musliut do të mbahet sot në ora 15:00 në fshatin Likoc, afër shtabit të UÇK’së.
“Të dashur miq, shokë e dashamir, ju lajmërojmë se varrimi i vllaut tonë, Liman Selman Musliut do të mbahet nesër në ora 15:00 në fshatin Likoc, afër Shtabit të UÇK-së. Nisja e xhenazes do të bëhet prej Xhamisë së Drenasit në ora 14:30. Ju falënderoj përzemërsisht për vizitat, mesazhet e thirrjet e panumërta dhe ju kërkoj falje nëse skemi mundur të ua kthejmë. Zoti ju nderoftë!”
(Kosova Sot Online)