Gashi - Hekuran Muratit: S’mundesh me ndërhy në çmime të tregut

  • A.P /
  • 11 November 2024 - 12:50
Gashi - Hekuran Muratit: S’mundesh me ndërhy në çmime të tregut

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, për çmimin e grurit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi tha se qytetarët nuk e blejnë grurin në bursë, por në markete.

“Më bëri përshtypje ministri që tha çmimi i grurit në bursë sot është i njëjtë sikur para pandemisë. Ministër qytetarët e Kosovës nuk e blejnë grurin në bursë, e as vajin, e blejnë në market, e në market është dyfishu. Politikat tua, veprimet tua, masat tua e kanë dyfishu çmimin, ky është problemi që e ki ti. Ti pretendon se në ekonominë e tregut mundesh me ndërhy në çmime të tregut me vendime qeveritare, s’mundesh me bë, ta ka tregu Gjykata Kushtetuese”, tha Gashi. 

(Kosova Sot Online)