Lajçak: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, çështje urgjente humanitare

  • A.P /
  • 12 November 2024 - 11:17
Lajçak: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, çështje urgjente humanitare

Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ai ka shkruar se kanë diskutuar “për përpjekjet e BE-së në dialog në mbështetje të punës së Kryqit të Kuq në rajon”.

Lajçak ka thënë se zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është një cështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare.

“Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)