Flet ish-bashkëpuntori i Grenellit në Administratën Trump
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po përgatit ekipin e tij me të cilin do të drejtojë Amerikën për katër vitet e ardhshme. Pozita më e përfolur ka qenë ajo e Sekretarit të Shtetit për të cilën kanë qarkulluar emra të ndryshëm në media, përfshirë edhe atë të Richard Grenell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Megjithatë duket se ish-emisari i Trump s’është përzgjedhur për një prej posteve më të larta në Administratë dhe Marko Rubio me shumë gjasë do të jetë pasuesi i Antony Blinken.
Për këtë ka shkruar edhe një prej njerëzve që ka punuar gjatë administratës Trump si këshilltar për Siguri Konbëtare dhe ka qenë bashkëpunëtor i Richard Grenell.
Robert O’Brien në profilin e tij në “X” ka thënë se Trump po mbledh të gjithë yjet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në ekip. O’Brien ka përmendur Elise Stefanik që është përzgjedhur për Përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, Marco Rubion për Sekretar Shteti dhe Michael Waltz për Këshilltar për Siguri Kombëtare.
(Kosova Sot Online)