Arrestohen dy persona pasi dëmtuan disa varreza

  • A.P /
  • 13 November 2024 - 10:12
Arrestohen dy persona pasi dëmtuan disa varreza

Policia e Kosovës i ka arrestuar dje dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i  kanë dëmtuar disa varreza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

“Prizren 12.11.2024-03:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)