Richard Grenell do të ketë pozitë në Administratën Trump

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 11:12
Richard Grenell do të ketë pozitë në Administratën Trump

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka vendosur që të nominojë për pozitën e Sekretarit të Shtetit, senatorin Marco Rubio. Ky vendim i Trump ka nxjerrë nga loja për këtë pozitë të lartë në Administratë, Richard Grenellin, një nga emrat më të përfolur për të zënë pozitën e shefit të Departamentit Amerikan të Shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas nominimit zyrtar të Rubio për Sekretar të Shtetit, ish-emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar në profilin e tij zyrtar në “X” duke uruar Rubion për nominimin dhe duke thënë se Rubio “do të jetë tepër i mirë për SHBA-në”

Ndaj këtyre fjalëve të Grenell s’ka qëndruar pa reaguar Rubio, i cili ka falendëruar për urimin. Përveç kësaj, Rubio në reagimin e tij ka lënë të kuptohet se Richard Grenell mund të marrë ndonjë pozitë në Administratën e re Trump.

“Fjalë të këndshme nga një amerikan i madh I cili do të jetë pjesë vitale e mbrojtjes së Amerikës dhe Amerikanëve në vitet që po vijnë”, ka shkruar Rubio.

(Kosova Sot Online)