Melania Trump refuzon ftesën e Jill Biden për çaj në Shtëpinë e Bardhë

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 12:16
Melania Trump refuzon ftesën e Jill Biden për çaj në Shtëpinë e Bardhë

Jill Biden i dha Donald Trump një letër për Melania dhe u zotua se do ta ndihmonte në çdo gjë të mundshme pasi ajo refuzoi ftesën e saj për një çaj, sipas CNN, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sot, zonja e parë iu bashkua bashkëshortit të saj, Joe Biden, gjatë takimit të tij me Presidentin e zgjedhur Trump, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo i dha Trump një letër urimi të shkruar me dorë për Melania, e cila shprehte gjithashtu gatishmërinë e ekipit të saj për të ndihmuar me kalimin e pushtetit.

Tradicionalisht, kur presidenti në largim pret presidentin e sapozgjedhur në Zyrën Ovale për një takim paszgjedhor, zonja e parë pret pasardhësen e saj për një çaj në rezidencë.

Por, Melania Trump nuk ka pranuar të marrë pjesë në takimin e Shtëpisë së Bardhë.

Zyra e Melania konfirmoi mungesën e saj dhe tha në një deklaratë:

“Kthimi i bashkeshortit të saj në Zyrën Ovale për të filluar procesin e kalimit të pushtetit është inkurajues dhe ajo i uron atij suksese të mëdha”, tha Zyra e Melanias në një deklaratë duke konfirmuar mungesën e saj.

Melania dhe Jill nuk kanë folur ende pas humbjes së Kamala Harris, edhe pse bashkëshortët e tyre patën një telefonatë të përzemërt.

(Kosova Sot Online)