
Motra e të riut në Klinë i cili vdiq tragjikisht emocionon me fjalë: Sot zemra ime vdiq së bashku me nanën o vëllau jem

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Klinës të mërkurën, ku dy persona, kushërinj mes vete, humbën jetën pas një sulmi të rëndë në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” , transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Fillimisht, autoritetet konfirmuan vetëm një viktimë, por më vonë, pas hetimeve, doli në pah tragjedia e plotë – viktima e dytë, gjithashtu nga fshati Jashanicë.
Përmes një mesazhi emocionues, motra e njërit nga të rinjtë të vrarë shprehu dhimbjen e thellë: “Oh jeta jem bre, sot zemra ime vdiq së bashku me nanën, o vllavi jem smuj e përballoj vdekjen tane, ti gjithmonë ki me qenë në zemrën teme i gjallë.”
Dorasi i këtij krimi është arrestuar dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Tragjedia ka lënë pas një boshllëk të thellë në jetën e familjes dhe komunitetit.

(Kosova Sot Online)