Rusia paralajmëron një medium të ri në tregun serb

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 09:06
Rusia paralajmëron një medium të ri në tregun serb

Një stacion televiziv rus së shpejti do të hapet në Serbi. Kjo pavarësisht kërkesave të shumta të BE-së që Serbia duhet te vendos sanksione dhe të shkëputet nga bashkëpunimi me Rusinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka njoftuar Margarita Simonyan, kryeredaktore e medias shtetërore ruse që njohët për shtrirje të  propagandës pro Kremlinit e Putini.

Ajo para pak ditësh ka njoftuar se Rusia do të hapë një stacion të ri televiziv në Serbi së shpejti.

Analistja amerikane Ivana Stradner ka thënë se kjo që po bën presidenti serb Aleksandar Vuciq në Serbi, është totalisht e papranueshme.

“Është e pabesueshme se si Vuçiq dhe Putin po poshtërojnë Uashingtonin dhe Brukselin…”< ka shkruar ajo në X.

(Kosova Sot Online)