
Ja kur e mban fjalimin e fundvitit presidentja Vjosa Osmani

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Republikës. Seanca do të fillojë në orën nëntë e gjysmë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidentja Osmani në këtë seancë do ta bëjë adresimin e saj të fundvitit si çdo herë.
“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
(Kosova Sot Online)