
Mot i thatë parashihet të mbajë sot

Mot i thatë parashihet të mbajë sot, derisa temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 5C e 7C, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të dielën pritet mot kryesisht me diell, pas mëngjesit me mjegull në ultësira.
“Temperaturat shënojnë rritje në 9C e 11C. Vransira kalojnë më shpesh të hënën dhe të martën, e të reshura shiu paraqiten ditën e mërkurë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 12C e 13C”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)