Zhduken dy vajza nga ky vend i Kosovës

  • A.P /
  • 16 November 2024 - 09:39
Zhduken dy vajza nga ky vend i Kosovës

Dy vajza, njëra e mitur, janë raportuar si të zhdukura në Rahovec, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda”, ku është raportuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses, e mitura është larguar kështu nga shtëpia edhe herë të tjera.

“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Xhelal Hajda, Rahovec  13.11.2024 – 16:30. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa here me parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Xhevat Elshani”, ku një vajzë raportohet se është larguar nga shtëpia dhe se sipas familjarëve, kontakti i fundit me të ka qenë para tri ditësh.

“Rr. Xhevat Elshani, Rahovec 08.11.2024 – 11:00. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit qe familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)