Albin Kurti e pret Mickoskin me ceremoni shtetërore

  • A.P /
  • 18 November 2024 - 11:18
Albin Kurti e pret Mickoskin me ceremoni shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur me ceremoni shtetërore kryeministrin maqedonas, Hristjan Mickoski, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministrat e të dy qeverive, që kishin mbërritur paraprakisht, u bënë rresht për parakalimin e krerëve të shtetit.

Pas ceremonisë zyrtare, u bë edhe fotografia e përbashkët.

Tani, Kurti dhe Mickoski po e zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit.

Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.

Agjenda mbyllet me një drekë zyrtare.

(Kosova Sot Online)