Berisha ka reaguar pasi Kurti tha se do t`i kthehet popullit pasuria e vjedhur nga politikanët

  • A.P /
  • 18 November 2024 - 14:25
Berisha ka reaguar pasi Kurti tha se do t`i kthehet popullit pasuria e vjedhur nga politikanët

Kandidati i NISMA për deputet Zafir Berisha ka reaguar pasi që kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë ditës së hënë se “do t`i kthehet pasuria e vjedheur nga politikanët popullit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha ka pyetur Kurtin në rast se e ka fjalën këtu për ministrat e tij.

Ka përmendur Faton Pecin dhe Rozeta Hajdarin.

Reagimi i plotë:

Albin Burdushi sot paska filluar me shpërnda hajmali për xhematin e vetë.
Kur foli për me ja u marrën pasurin politikanëve të korruptuar, a e patë flalin për Pecin që ju kishte dhën parat e popullit si me i gjetën në baqe të babës, militantëve të regjimit!?
Ishalla e kthen grurin, vajin dhe sheqerin që i ka vjedhën Rozeta me kumarën e tij Ridin, e çmimet lirohen pakë në këtë dimër me rrena të nxehta.

(Kosova Sot Online)