Haradinaj: Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion

  • A.P /
  • 19 November 2024 - 08:10
Haradinaj: Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ashpër ka theksuar se Kurti po përballet me çështje të rënda korrupsioni ndaj dhe e ka cilësuar si kandidat shumë serioz për të përfunduar në burg.

”Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion”, ka deklaruar pretendenti për kryeministër nga radhët e AAK-së në Politiko.

Ndër tjera, ai ka përmendur edhe përplasjet e Kurtit me institucionet e drejtësisë në vend.

Haradinaj tha se Kurti e sulmon Prokurorinë sa herë që ajo e heton për korrupsion.

(Kosova Sot Online)