Hamiti: Qeveria Kurti po i drejton me sukses korrupsionin dhe propagandën

  • A.P /
  • 19 November 2024 - 09:16
Hamiti: Qeveria Kurti po i drejton me sukses korrupsionin dhe propagandën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për skandalet e fundit në lidhje me grandet në bujqësisë, që janë përfituar nga të afërmit të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka vlerësuar se në këtë qeveria me sukses po qeveriset korrupsioni dhe propaganda.

Sukses të veçante, sipas tij, po arrihet në propagandë.

“Po i qeverisin me sukses korrupsionin dhe propagandën. Sidomos propagandën për ‘luftën’ ndaj korrupsionit! #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)