Arrestohet një i mitur në shkollë

  • A.P /
  • 19 November 2024 - 09:29
Arrestohet një i mitur në shkollë

Është arrestuar dje një i mitur në Gjakovë, pasi i njëjti gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, i është gjetur dhe konfiskuar një thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 18.11.2024-09:38.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur pasi që gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)