A e refuzoi çmimin Nobel për Paqen Mbretëresha Elizabeth?
Mbretëresha Elizabeth, e cila u nda nga jeta më 8 shtator 2022, arriti të bënte histori si monarkja britanike më jetëgjatë. Pasi kishte udhëhequr Komonuelthin për gati 71 vjet, mendohet se ka refuzuar Çmimin Nobel për Paqe gjatë mbretërimit të saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Monarkja, ndonëse gjithë jetën ia kushtoi shërbimit publik duke fituar shumë çmime për shërbimet e saj, nuk e ka dëshiruar çmimin Nobel për Paqen. Siç raporton Daily Mail, një oborrtar i lartë tha se Mbretëresha “nuk e donte nderin”.
Edhe pse deri më sot nuk është e qartë pse Elizabeta e refuzoi çmimin, një fjalimin që mbajti në moshën 21-vjeçare, tha “Unë deklaroj para jush se e gjithë jeta ime, qoftë e gjatë apo e shkurtër, do t’i kushtohet shërbimit ndaj jush.”
(Kosova Sot Online)