Ilir Meta parqitet në gjykatë për të kërkuar lirinë

  • A.P /
  • 19 November 2024 - 11:14
Ilir Meta parqitet në gjykatë për të kërkuar lirinë

Ish-presidneti i Shqipërisë, Ilir Meta është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku do të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gazeta Panorama raporton se në seancën e sotme janë të pranishëm prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, ndërsa nuk është kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ilir Meta, iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit duke ankimuar masen e “arrestit me burg” dhe kërkon lirinë, ndërsa ish bashkeshortja e tij, Monika Kryemadhi ka ankimuar masen e ‘detyrimit te paraqitjes’.

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

(Kosova Sot Online)