Parashikimi i motit për sot
E mërkura fillon me intervale me diell, e gjatë ditës vransirat vetëm se fillojnë të shtohen, duke u shoqëruar me reshje shiu në perëndim të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Më vonë këto të reshura shtrihen në pjesë tjera të vendit, e gjatë mbrëmjes vende-vende do të jenë më intenzive.
Frynë edhe erëra mjaft të fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-15m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe zonave malore me hove mbi 20 e 25m/s, edhe mbi 100km/h
Temperaturat minimale zbresin vetëm deri në 4C e 7C, e ditën mbesin ende të larta, në 13C e 15C.
Reshjet e shiut të enjten gjatë mëngjesit shndërrohen në borë, me rënie të temperaturës, që deri në mbrëmje mund të zbres deri në -5C. Shtresa bore formohen edhe përgjatë pjesë të ulëta të vendit. Të premten mbi vend mbeten të pranishme më shumë vransira, e sërish fillojnë të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C, maksimalet.
Në mbrëmje intensifikohen, e me kalimin e frontit të ftohtë, shndërrohen sërish në reshje dëbore, me temperatura maksimale që të shtunën zbresin në 0C e 2C. Ditën e shtunë vransirat shpërndahen, e priten më shumë kthjellime. Minimalet pësojnë rënie në -4C e -6C, e maksimalet në një rritje graduale deri në 6C.
(Kosova Sot Online)