Apeli e la në burg, Ilir Meta flet nga qelia

  • A.P /
  • 20 November 2024 - 08:00
Apeli e la në burg, Ilir Meta flet nga qelia

Asnjë surprizë! Kështu e ka cilësuar Ilir Meta vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në masën e sigurisë arrest me burg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se gjykatat konfirmuan edhe njëherë se janë në urdhrat e Edi Ramës.

“Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

 

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Meta. 

(Kosova Sot Online)