Haxhiu ka njoftuar se gjatë mandatit të saj ka adresuar çështjen e të drejtave të fëmijëve

  • A.P /
  • 20 November 2024 - 14:09
Haxhiu ka njoftuar se gjatë mandatit të saj ka adresuar çështjen e të drejtave të fëmijëve

UNICEF-i dhe BE-ja në Kosovë kanë shënuar Ditën Botërore të Fëmijëve – në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve të Cenueshëm në Kosovë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se gjatë mandatit të saj ka adresuar çështjen e të drejtave të fëmijëve.

Po ashtu, Haxhiu ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë me miratimin e Buxhetit të shtetit 2025, ka rritur subvencionimin e organizatave joqeveritare nga 1.5 milionë në 2.5 milionë euro.

“Sot uroj që ta shfrytëzoni këtë mbledhje të adresoni të gjitha çështjet që keni. Si ministre nuk do të mund të paramendoja një situatë pa bashkëpunimin me organizata vendore dhe ndërkombëtare. Si Qeveri kemi punuar me priorite të cilat fuqizojnë familjen duke e mbrojtur atë po ashtu duke e avancuar të drejtat e fëmijëve. Pjesë e kësaj reforme do të jetë edhe kujdesi dhe mirëqenia sociale. Fëmijët e cenueshëm që nga momenti kur kemi marrë adresimin me përkushtimin maksimal kemi qenë të angazhuar dhe në këtë drejtim ne kemi hartuar ligjin e ri. I kemi adresuar të gjitha aktet nën ligjore për të drejtat e fëmijëve. Buxheti për subvencionimin e organizatave vendore nga Ministria e Drejtësisë ka qenë 1.5 milionë, ndërsa me miratimin e Buxheti te shtetit 2025, subvencionimi do të rritet në 2.5 milionë euro”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)