SHBA do t’i dërgojë Ukrainës mina kundër këmbësorisë
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë t’i dërgojnë Ukrainës mina tokësore kundër personelit për të ndihmuar forcat e Kievit të shmangin avancimin e trupave tokësore ruse, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin,m transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vendimi është ndryshimi i dytë i politikës së Shteteve të Bashkuara në ditët e fundit pasi Presidenti Joe Biden, në dy muajt e fundit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ndryshoi qëndrimin e tij dhe tha se Ukraina tashmë është e lirë të lëshojë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Uashingtoni më thellë në territorin e Rusisë
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë t’i dërgojnë Ukrainës mina tokësore kundër personelit për të ndihmuar forcat e Kievit të shmangin avancimin e trupave tokësore ruse, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Vendimi është ndryshimi i dytë i politikës së Shteteve të Bashkuara në ditët e fundit pasi Presidenti Joe Biden, në dy muajt e fundit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ndryshoi qëndrimin e tij dhe tha se Ukraina tashmë është e lirë të lëshojë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Uashingtoni më thellë në territorin e Rusisë.
Ukraina goditi me shpejtësi depot e municioneve me sulmin e saj të parë të martën.
Sekretari Austin, duke folur me gazetarët që udhëtonin me të në një udhëtim për në Laos, tha se lejimi i dërgesës së minave tokësore amerikane në Ukrainë u bë i nevojshëm për shkak të ndryshimit të taktikave të fushëbetejës nga forcat e Moskës.
Shefi i Pentagonit tha se trupat tokësore ruse po udhëheqin lëvizjen në fushën e betejës, në vend të forcave të mbrojtura nga transportuesit e blinduar, kështu që Ukraina ka “një nevojë për gjëra që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e kësaj përpjekjeje nga ana e rusëve”.
(Kosova Sot Online)