Serbët mendojnë ndryshe nga Vuçiq: Për Kosovën dihet se është e pavarur

  • A.P /
  • 21 November 2024 - 07:57
Serbët mendojnë ndryshe nga Vuçiq: Për Kosovën dihet se është e pavarur

Reagimet në rrjetet sociale nuk po ndalen pas një gjëje jo fort të zakonshme që ndodhi në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Radio Televizioni i Serbisë, e ka paraqitur flamurin e Kosovës gjatë një transmetimi live.

Ishte Milan Canak, djali i politikanit serb Nenad Canak ai që publikoi fotografinë, duke rrethuar kështu flamurin e Kosovës dhe duke pyetur nëse Serbia me këtë veprim e ka njohur Kosovën.

“RTS njohu drejtpërdrejt shtetin e pavarur të Kosovës. Mirë për RTS. Cili flamur mendoni se është i radhës”, pyeti Milan Çanak në rrjetet sociale.

Komentet ishin të shumta, e ndryshe nga deklarimet që i bën presidenti serb Aleksandar Vuciq.

Shumica e atyre që ripostuan postimin e Canakut, ishin pro këtij veprimi dhe të lumtur që tashmë Kosova po njihet si shtet i pavarur.

“E radhës është Vojvodina. Për Kosovën dihet se është e pavarur. Nuk është e rëndësishme cka mendon e thotë Serbia”, ishte njëri ndër komentet”

“Asgjë nuk ka këtu gabim, shpresojnë që kështu ndodh edhe me Vojvodinën:, shkruan një koment tjetër.

Kujtojmë, të hënën në mbrëmje futbollistët e Kosovës kanë mposhtur Lituaninë me rezultat 1:0, në grupin 2, divizioni C i Ligës së Kombeve.

(Kosova Sot Online)