E mashtroi disa herë bashkëmoshatarin duke ia marr nga 10 euro, arrestohet një i mitur
Policia e Kosovës e ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga një i mitur tjetër nga 10 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Rugova, Prishtinë 18.11.2024 – 13:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur) shumën nga 10 euro. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)