Bekë Berisha tallet me ministrin e Bujqësisë: Dy fjalë për komunitetin e Pecave

  • A.P /
  • 21 November 2024 - 12:00
Bekë Berisha tallet me ministrin e Bujqësisë: Dy fjalë për komunitetin e Pecave

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është tallur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili po kritikohet shumë për grantet që i ka dhënë ministria e tij për njerëzit e pushtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke ironizuar me mbiemrin e ministrit në fjalë, ai ka vlerësuar se lloji i tillë i njerëzve kanë tentuar të marrin pjesë edhe në luftë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka përmendur arsyen pse të tillët nuk kanë marrë pjesë në luftë çlirimtare.

“Dy fjalë për komunitetin e Pecave ! Janë komunitet shumicë ? Të organizuar ? Kan marr pjesë në të gjitha etapat e shtetndertimit ! Kan dashur të marrin pjesë edhe në luftën clirimtare , por si ka lejuar hendikepi pec! Respekt për pecat e Kosoves ”, ka shkruar Berisha.

(Kosova Sot Online)